Aktualitet Konsiderohej si “financieri” i grupit të Habilajve, gjykata lë në burg Nezar...

Konsiderohej si “financieri” i grupit të Habilajve, gjykata lë në burg Nezar Seitin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seiti për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Seiti është i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe njihej si financier i grupit.

Në përfundim të gjykimit, gjykata ka vlerësuar se kërkesa për zëvendësim të masës nuk është e justifikuar.

Nezar Seiti njihet si bashkëpunëtori i ngushtë i Moisi Habilajt dhe akuzohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës që kryente grupi kriminal.