Një konsum ditor i moderuar i kafesë apo pijeve që kanë përmbajtje kafeinë bën mirë për metabolizmin.
Sipas studimit të fundit të kryer në këtë fushë rezulton se ndikon në reduktimin e riskut të prekjes nga diabeti, kardiopatia koronare apo ictus.
Konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë në bazë të statistikave të marrë në analizë ka treguar se risku për tu prekur nga sëmundjet e zemrës,ose prekja nga dy sëmundje cardimetabolike njëkohësisht reduktohet me 48 % në krahasim me ata që nuk konsumonin apo e kishin mjaft të ulët.
Ekspertët kanë analizuar të dhënat e biobankës britanike mbi 500 mijë individë të moshës 37-38 vjeç, dhe rezultoi se 200 mg në ditë kafeinë sillte benefite për organizmin.
Studimi është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.