Një 16-vjeçare ka humbur jetën në Gjirokastër, pasi ka konsumuar fasule me ilaç mizash.
Sipas së ëmës, e reja nuk e dinte që fasulet ishin të spërkatura me ilaç, ndërsa 3 vite më parë, 16-vjeçarja ka kaluar encefalopati, dëmtim të trurit.
Adoleshentja banuese në fshatin Asim Zeneli ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në urgjencën e spitalit rajonal, por nuk ka mundur që të mbijetojë.