Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, për ligjshmërinë e kontrollit në banesës në Hoxhës në Hamallaj.
Ish-zv.kryeministri dhe bashkëjetuesja e tij kundërshtaun vendimin e Apelit të Posaçëm që gjithashtu rrëzoi ankimin e tyre.
Ahmetaj pretendonte se kontrolli i banesës ishte antikushtetues, pasi duhet të ishte marrë më herët miratim nga Kuvendi. Po ashtu ai pretendon paligjshmëri të kryera nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë kontrollit.
Për çfarë akuzohet Ahmetaj?
Emri i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj është regjistruar si person nën hetim nga SPAK. Ai akuzohet për veprat penale “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë. Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.