Sport Koopmeiners dhe Mbangula shpëtojnë një Juve të shëmtuar, por Motta nuk fiton...

Koopmeiners dhe Mbangula shpëtojnë një Juve të shëmtuar, por Motta nuk fiton kurrë

Juventusi ka harruar si fitohet. Torinezët regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampionat, pasi u ndalën në shtëpi nga Bolonja me rezultatin 2-2.

Në fakt “Zonja e Vjetër” ishte shumë afër humbjes, të cilën e shmangën vetëm në fund. Ndoye i dha avantazhin miqve në minutën e 30-të, ndërsa Pobega dyfishoi shifrat në minutën e 52-të.

Koopmeiners ngushtoi diferencat në 1-2, duke i dhënë shpresë Juventusit për të kërkuar golin e barazimit, të cilin e gjeti vetëm në minutën e 92-të.

Ishte Mbangula, i cili pas një asisti të marrë nga Vlahovic, barazoi shifrat në 2-2, për t’i dhënë një pikë ekipit të tij.

Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Bologna renditet në vendin e tetë me 22 pikë, po aq sa Milani i vendit të shtatë.