Presidenti Bajram Begaj është takuar me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku është theksuar nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.
“Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit”.
Gjatë qëndrimit në Shkup, kreu i shtetit shqiptar u takua me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.