Policia gjeti një fermë me kanabisi në një shtëpie në Derby ku pothuajse çdo dhomë ishte konvertuar në kushte për të rritur drogën.
Bimët në faza të ndershme të rritjes u zbuluan më 21 Maj, ku nga shitje e lëndës narkotike mund të përfitohej shuma prej rreth113,000 euro.
Gjatë bastisjes në shtëpi efektivët arritën të ndalonin kopshtarin shqiptar Benard Krrashi.
Çfarë tha gjyqtari?
27-vjeçari shqiptar u dënua me 22 muaj dhe gjykatësi i çështjes Jonathan Bennett tha: “Kjo shtëpi ishte dhënë për prodhim kanabisit dhe ju ishit kopshtari. Ky ishte një operacion mjaft profesional pasi ka marrë shumë kohë. Nga rritja e bimëve fitohej një kapital i madh financiar. Ju keni qenë të vetëdijshëm dhe ju jeni paguar për këtë punë”.
Çfarë tha prokurorja?
Prokurorja Sarah Allen, tha se oficerët bastisën në shtëpi në orën 8.20 të mëngjesit më 21 Maj. Ata zbuluan se Krrashi kishte jetuar dhe duke fjetur në një dhomë, ndërsa të gjitha dhomat e tjera dhe papafingo ishin konvertuar në zona rritjen e kanabisit. Ajo tha se shqiptari kishte edhe rolin e vrojtuesit për të parë se kush hynte në pronë dhe se energjia elektrike gjithashtu ishte anashkaluar.
Allen tha se: “69 bimë në fazë të ndryshme rritje u zbuluan në dhomat kryesore dhe 83 bimë në papafingo. I pandehuri u tha oficerëve se ai kishte jetuar atje për rreth një vit dhe se kjo ishte kultura e tretë e tij që rritej gjatë asaj kohe”.
Allen tha se Krrashi, i pyetur nga oficerët kishte thënë se kishte 7 vite që jetonte në Britani të Madhe dhe sipas tij ai kishte njohuri paraprake për kanabisin nga jetesa në Shqipëri. Ai tha se paguhej mes 5,000- 6,000 euro për çdo rritje që ai prodhonte. Krrashi u akuzua dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.
Çfarë tha avokatja e shqiptarit?
Emma Coverley, duke lehtësuar, tha se klienti i saj ka qenë “i sinqertë dhe i hapur” me policinë kur ata e gjetën aty. Ajo tha se do të ankimojë vendimin me burg dhe do të kërkojë rigjykim, pasi klienti i saj dëshiron të fitojë lirinë dhe të ikë në Shqipëri.
Coverley tha: “Atij iu ofruan një ofertë për të ardhur dhe punuar si kopshtar kanabisi në Derby dhe e pa atë si një mundësi për të bërë para. Ai jetonte në një dhomë të shtëpisë në kushte mjaft të rënda”.