Zjarret e Ditës së Verës kanë future në sherr zjarrfikësit me banorët në Korçë.
Këta të fundit kanë ndezur zjarre për ritet e kësaj feste pagane, mirëpo policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe kërkoi të fiken zjarret për të mos pasur grumbullime njerëzish në kuadër të masave për koronavirusin.
Çuditërisht pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe situatës aspak normale, ka nga ata që shfaqin papërgjegjshmëri dhe thyejnë rregullat.
Për këtë arsye policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.