Një nënë e re ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës pasditen e kësaj të shtune. Sipas policisë rreth 20 ditë më parë Grejsi P., kishte sjellë në jetë një foshnje.
Sipas familjarëve, 20-vjeçarja ka pasur probleme gjatë shtatzënisë dhe pretendojnë se mjekët janë fajtorët për vdekjen e saj.
Sot ajo është paraqitur në spital me tension të lartë dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë.
Pas ngjarjes tragjike, të afërmit kanë njoftuar policinë për të nisur hetimet.
Në dëshminë e tyre, kanë thënë se shkaktarët kryesorë janë mjekët.
Trupi i pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi vdekjen.