Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës. Një qytetar ka ndërruar jetë në spital pasi ka marrë një goditje me thikë. Viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, aty ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Vrasja ka ndodhur në Rëmbec të Maliqit.
Viktima është Nesti Kusari, rreth 60 vjeç ndërsa autori i krimit V. Azisllari. Mësohet se autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe autori i ngjarjes janë të dy fermerë.
Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj.
Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës gjë që i ka marrë jetën njërit prej tyre.