Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është “shëndoshë dhe mirë”, kanë bërë me dije burime të brendshme të qeverisë së Koresë së Jugut.
Thashetheme qarkulluan kohët e fundit në lidhje me shëndetin e Kim pasi ai humbi festimin e 108-vjetorit të gjyshit të tij të ndjerë. Ngjarja përkujton ditëlindjen e Kim Il Sung, themeluesit të Koresë së Veriut dhe është një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e vendit.
Kim nuk e kishte humbur ngjarjen e 15 Prillit që kur mori pushtetin në 2011 pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il, sipas The Associated Press. Por nuk u duk askund të Shtunën ndërsa vendi i tij përkujtoi Ditën e Fondacionit Ushtarak.
Ndërsa mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë heshtur për shëndetin e Kim dhe vendndodhjen, disa media kanë raportuar se ai po shërohej nga një operacion mjekësor.
Por të dielën, Chung-in Moon, një këshilltar për politikën e jashtme të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i tha Fox News: “Pozicioni i qeverisë sonë është i fortë. Kim Jong Un është shëndoshë e mirë”. Ndihmësi tha se Kim ka qëndruar në zonën Wonsan që nga 13 Prill, duke shtuar: “Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani”.
Kim nuk është parë në publik që nga 11 Prilli, por zyrtarët e Koresë së Jugut kanë vënë në dyshim raporte në lidhje me shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut, duke thënë se asnjë aktivitet i pazakontë nuk është zbuluar në Veri, sipas Reuters.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë gjithashtu se nuk shohin asnjë shenjë të aktivitetit ushtarak të pazakontë që do të sugjeronte se diçka nuk ishte në rregull.