Në Kore nuk do të lejohet mbajtja e qenve në shtëpi.
Sipas mediave të Koresë së Jugut, lideri suprem Kim Jong Un ka vendosur në korrik që nuk do lejohen të gjithë qentë që ndodhen në shtëpitë private, praktikë kjo e përhapur veçanërisht në kryeqytet.
Akuza? Kafshët besnike janë në sytë tij dëshmi borgjeze. “Populli i thjeshtë rrit derra dhe bagëti, ndërkohë që zyrtarët e lartë posedojnë kafshë shtëpiake si qentë. Diçka kjo qe ka sjellë pakënaqësi tek shtresat e ulta”, mësohet të ketë thënë Kim Jong Un.
Sipas dëshmive, forcat e sigurisë po kalojnë nga shtëpia në shtëpi për t’u marrë qentë familjeve, edhe forcërisht.