Qeveria spanjolle ka vendosur së fundmi që të mbyllë të gjitha hotelet në vend duke filluar nga 24 marsi si masë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Për këtë arsye, qeveria britanike ka lajmëruar të gjithë qytetarët e saj që të largohen nga vendi përpara se kjo masë të hyjë në fuqi.
Ministria e Jashtme britanike iu ka bërë thirrje të gjithë turistëve që qëndrojnë në Spanjë që të kontaktojnë me agjencitë e tyre turistike sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë kthimin e tyre në shtëpi.
Ditët e fundit video të shumta vinin nga Spanja ku turistët britanikë sfidonin masat e vëna nga qeveria e këtij vendi për të qëndruar mbyllur për shkak të virusit Covid-19.