Koronavirusi ka goditur sërish regjimin iranian, ku e infektuar së fundi ka rezultuar dhe zëvendëspresidentja e Republikës Islamike, Masoumeh Ebtekar.
Ishte këshilltarja e saj Fariba Ibtihaj, e cila i tha Agjencisë së Lajmeve të Iranit (IRNA) se Ebtekar testoi pozitive.
“Zëvendëspresidentja Ebtekar po i nënshtrohet trajtimit në shtëpi, dhe për shkak të masave paraprake, të gjithë në kabinetin e saj janë testuar për koronavirus dhe janë në pritje të rezultateve”, tha Ibrihaj.
Ngjan ironik fakti se Iran është shteti më i prekur në Lindjen e Mesme me virusin kërcënues të ardhur nga Kina, duke regjistruar të paktën 26 humbje njerëzore dhe 245 të infektuar.
Ironia vazhdon, pasi ndër ta janë dhe zyrtarë të lartë regjimi, siç zëvendëspresidentja Ebtekar, zv.ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi, deputeti Mahmoud Sadqi dhe kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe Punëve të Jashtme, Mojteba Zannour.