Një 35-vjeçar ka humbur betejën me COVID këtë të shtunë. Bëhet fjalë për Julian Buzon. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet COVID në kryeqytet.
I riu punonte prej vitesh si montazhier në televizionin Klan, ndërsa pak kohë më parë u bë baba i një vajze.
Por Juliani nuk ka mundur dot që t’i gëzohet ardhjes në jetë të së bijës, pasi sëmundja e rëndë nuk e ka lejuar që të shijonte plotësisht gëzimin në familjen e tij.
Lajmi është dhënë nga kolegët e tij ne rrjetet sociale, ku shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë të re të 35-vjeçarit.