Një tjetër artist nuk ka arritur të fitojë dot betejën me koronavirusin. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor njoftoi këtë të mërkurë se është ndarë nga jeta kornisti Andrea Canaj.
Canaj vdiq në moshën 59-vjeçare. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.
“Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike”, thuhet në njoftimin e TKOBAP-së.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të kornistit…
Posted by Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor on Wednesday, 23 December 2020