Francesco Totti i shtohet listës së VIP-ave, që del pozitiv me koronavirus. Ish-kapiteni i Romës ka disa simptoma të infeksionit dhe ethe, siç raportohet nga “Sky Sport” dhe “Ansa”. Konfirmimi erdhi pas kryerjes së tamponit.
Kujtojmë se më 12 tetor, Totti mbajti zi për vdekjen e babait të tij, i cili vdiq pikërisht për shkak të ndërlikimeve që vijnë nga pozitiviteti me Covid-19.
Ditët e fundit, nëna e tij, gjithashtu, ishte testuar pozitive, por me një formë të butë. Totti është në shtëpi i izoluar dhe për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtar mbi pozitivitetin e mundshëm të gruas së tij Ilary. Lajmi për pozitivitetin e Totti u konfirmua për “ANSA” nga një burim shumë i afërt me ish-futbollistin verdhekuq.