Bota “Koronavirusi ka qarkulluar në Francë që në dhjetor”

“Koronavirusi ka qarkulluar në Francë që në dhjetor”

Një doktor në Francë hedh idenë se një pacient i diagnostikuar me pneumoni prej tij në dhjetor me shumë mundësi ka qenë i infektuar me koronavirusin e ri.

Nëse kjo gjë do të verifikohet ajo provon se virusi vdekjeprurës ka qarkulluar në Francë shumë javë përpara nga sa u raportua rasti i parë.

Franca raportoi 3 rastet e para më 24 janar, rreth 1 muaj më pas nga sa raporton doktori.

Dr.Cohen, shefi i urgjencës në spitalet Avicenne dhe Jean-Verdier, tregon se janë testuar disa nga pacientët që u shtruan në spital me simptoma gripi në dhjetor dhe janar dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

“Testet u bënë dy herë që të mos bënim ndonjë gabim dhe ai sërish doli pozitiv me Covid-19”, shprehet doktori.