Të paktën një alpinist në malin Everest rezultoi pozitiv për Covid-19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët
Sipas BBC, alpinisti norvegjez Erlend Ness ishte izoluar në spital për 8 net për shkak të virusit. Një alpinist vendas është infektuar po ashtu.
Përhapja e virusit është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë tek të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit.
Alpinisti norvegjez nuk është i sigurt se ku është infektuar, por dyshon se ka rënë në kontakt me virusin në një nga shtëpitë e çajit përgjatë Luginës së Khumbu.
“Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim”, shprehet Ness, i cili qëndroi i sëmurë për rreth 6 ditë në male përpara se të evakuohej më 15 prill me helikopter.