Aktualitet Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë vendos linjën e gjelbër falas për këshilla

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë vendos linjën e gjelbër falas për këshilla

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të enjte për të gjithë qytetarët vendosjen e një linje të gjelbër falas për këshilla dhe pyetje që lidhen me koronavirusin.

Linja 0800 40 40 do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë të marrin informacione lidhur me barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillen gjatë periudhës së qarkullimit të virusit.

Ndërkohë, numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, përfshi edhe COVID-19.