Të paktën 40 njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, pasi vdekjet e fshehura në shtëpi u zbuluan sot për herë të parë.
Sipas shifrave të reja të publikuara në Angli, rezulton se numri i viktimave është më i lartë se ai i raportuar. Në shifrat e reja përfshihen edhe personat që kanë humbur jetën në shtëpi nga koronavirus. 40 persona rezultuan të kenë humbur jetën në shtëpi në datën 20 mars, 23 përqind më shumë sesa kanë treguar numrat zyrtarë. Kjo shifër tregon se në realitet numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë se ai që raportohet cdo ditë.
Instituti i Shëndetit Publik në Angli kishte regjistruar 170 njerëz të vdekur në spital deri në datë 20, por së bashku me 40 viktimat që kanë humbur jetën në shtëpi, totali i datës 20 mars shkon në 210 tregojnë shifrat e reja nga Zyra e Statistikave Kombëtare.
Dje Departamenti i Shëndetësisë raportoi 1,408 vdekje në Britani të Madhe, por në këto numra përfshihen vetëm ata që kanë vdekur në spital.
Nëse rritja 23 përqind do të aplikohej në shifrat prej 1.408, do të rezultonte në gjithsej 1,732 vdekje./TheSun/