Britania e Madhe numëroi 761 vdekje shtesë në spitale nga koronavirusi i ri, një bilanc që shënon një ngadalësim shumë të lehtë në krahasim me një ditë më parë (778 të vdekur), gjë që e çon në 12 868 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në vend.
Numri i personave të testuar pozitivisht ka arritur në 98 476, një rritje prej 4 605, në krahasim me një ditë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Shifrat e publikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore britanike përfshijnë vetëm vdekjet në spital të pacientëve të testuar pozitivisht, një metodë e kritikuar sepse nuk përfshin vdekjet në azilet e pleqve dhe në këtë mënyrë zbut ndikimin e vërtetë të pandemisë.
Sipas shifrave të publikuara të martën nga Zyra Kombëtare e Statistikave, Anglia dhe Uellsi regjistruan gjithsej 6 235 vdekje, që nga 3 prilli, të lidhura me COVID-19.
Në Skoci, Zyra e Statistikave Skoceze regjistroi 962 vdekje të lidhura me COVID-19, nga të cilat pothuajse një e katërta (237) në azilet e pleqve.