Bota Koronavirusi në Francë: 987 të vdekur në 24 orë e fundit, mes...

Koronavirusi në Francë: 987 të vdekur në 24 orë e fundit, mes tyre edhe një fëmijë

Një total prej 13 197 personash kanë vdekur në Francë nga COVID-19, që nga fillimi i epidemisë.

“Vetëm në 24-orëshin e fundit  kanë humbur jetën 987 të tjerë, përfshirë një fëmijë”, tha sot në mbrëmje Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

Ndër vdekjet më të fundit, 433 kanë ndodhur në institucionet për të moshuarit ose në institucionet mjekësore sociale dhe 554 në spitale.

“Ndër të vdekurit figuron edhe një fëmijë nën dhjetë vjeç, shkaqet e vdekjes së të cilit, gjithsesi, duken të shumëfishta”, saktësoi Salomon.

Ai njoftoi, gjithashtu, edhe për një ulje të shtrimeve në kujdesin intensiv (62 pacientë më pak).