Bota Koronavirusi në Itali, 161 viktima e 665 raste në 24 orë

Koronavirusi në Itali, 161 viktima e 665 raste në 24 orë

Italia vazhdon të regjistrojë viktima e raste pozitive me COVID-19. Kryeministri Giuseppe Conte i ka bërë thirrje qytetarëve italianë të tregojnë kujdes e të evitojnë festat e grumbullimet.

“Nuk është koha për party, ndryshe kurba e pandemisë rrezikon të ngrihet” – ka deklaruar ai në një dalje për mediat.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 161 viktima e 665 raste pozitive më shumë.

Persona aktivë të infektuar me koronavirus janë 62,752.

Numri i përgjithshëm i viktimave është deri më sot 32,330, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë ka arritur në 227,364.

Në rritje është çdo ditë edhe numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

Dita e sotme ka regjistruar 2,881 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 132,282.

Në repartet spitalore numri i pacientëve është reduktuar në 9,654 e në repartet e terapisë intensive janë të shtruar 676 pacientë.