Të dhëna të qëndrueshme vijnë nga buletini ditor për epideminë e koronavirusit në Itali.
Autoritetet e Emergjencave Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetën 172 pacientë me koronavirus (dje u raportuan 179 viktima), pjesa më e madhe e të cilëve vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmi i mirë vjen dhe nga spitalet të cilat raportojnë ulje të pacientëve që po trajtohen në terapi intensive, ku sot 952 persona, 47 më pak se dje.
Të shëruarit kapin kuotën 109.039, me një rritje në 24 orë prej 2.452 njësish (dje ishin deklaruar të shëruar 1.401 persona).
Ndërsa rastet e reja të identifikuara në 24 orët e fundit janë 1.402 (dje 744).