Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 223 885 njerëz kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2, raporton gazeta italiane ”Corriere della sera”.
Nga këta, 31 610 vdiqën, ku 242 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, nga 262 persona në ditën e djeshme dhe 120 205 u shëruan.
”Aktualisht pozitivë janë 72 070 persona”, sipas Mbrojtjes Civile.
Janë 10 792 pacientë të shtruar në spitale COVID-19 me simptoma, nga të cilat 808 janë në kujdesin intensiv.