Bota Koronavirusi në Itali: Bie numri i rasteve të reja

Koronavirusi në Itali: Bie numri i rasteve të reja

Rikthehet të ulet kurba e epidemisë së Covid në Itali. Pas dy ditësh në rritje, sot numri i rasteve të reja është ulur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 252 pozitivë, ndërsa dje ishin 306.

Numri total i personave të goditur me Covid-19 shkon kështu në 245.590.

Në rënie edhe numri i viktimave: 5 sot (aq sa në vendin tonë), ndërsa dje ishin 10, një nga vlerat më të ulta.