Janë vetëm 177 raste të reja me koronavirusi të identifikuar në 24 orët e fundit në Itali. Që nga fillimi i marsit, kur numri i rasteve nisi të rritje në mënyrë të madhe, kurrë nuk ka pasur kaq pak raste sa sot.
Janë 88 viktimat në 24 orët e fundit, një rritje e lehtë në krahasim me ditët e fundit. Asnjë viktimë në gjashtë rajone (Bazilikata, Kalabri, Vale d’Aosta, Sardenjë, Umbria, Friuli).
Zero raste të reja në 8 rajone: Trentino Alto Adige, Siçili, Umbria, Sardenjë, Vale d’Aosta, Kalabri, Molize dhe Basilicata. Nga një rast i vetëm në Kampania dhe Toskana.
Në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia gjatë 24 orëve u bënë vetëm 3,410 tamponë, 89 prej të cilëve rezultuan pozitivë.
Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron 33, 689 viktima nga koronavirusi dhe mbi 233 mijë të prekur.