Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton 10872 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin total të infektimeve që nga nisja e pandemisë në 1.964.054.
Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet për 87 mijë testime të kryera, ndërkohë që niveli i pozitivitetit rritet sërish në shifrat 12.3%.
Një rritje ka pësuar dhe numri i viktimave, ku 415 pacientë të tjerë humbën betejën me Covid 19, për një numër të përgjithshëm fatalitetesh që i kalojnë 69 mijë.