Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.
Pas 78 viktimash në ditën paraardhëse, në 24 orët e fundit Emergjencat Civile raportojnë 117 humbje të tjera jete nga virusi vdekjeprurës që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 33 mijë personave.
Rritje ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj ku u shtuan dhe 584 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve vijon të jetë në Lombardi.
Numri i të shëruarve u rrit në 147 101, me + 2 443 krahasuar me dje që ishin 2 677.
Deri më tani, janë 50 966 pacientë me koronavirus në Itali, 1 976 më pak se dje, kur rënia ishte 2 358.