Bota Koronavirusi në Itali, rritet numri i viktimave, por edhe i të shëruarve

Koronavirusi në Itali, rritet numri i viktimave, por edhe i të shëruarve

Mbrojtja Civile në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të situatës të krijuar nga koronavirusi. Sipas komisarit Angelo Borrelli numri i viktimave nga Covid 19 është rritur me 36 në 24 orët e fundit, duke arritur në 233 në total.

Të prekurit kanë shkuar në 5061 dhe lajmi i mirë është se është rritur dhe numri i personave të shëruar. Situata më e rënduar vijon të mbetet në Veneto dhe Lombardi.

Autoritetet në këto zona bëjnë thirrje për masa më shtrënguese për të mos lejuar virusin të përhapet dhe më tej. Momentalisht janë izoluar në karantinë më shumë se 1800 persona në të gjithë Italinë.

Vatikani gjithashtu iu bashkua masave të kërkuara për të luftuar koronavirusin dhe për këtë arsye të gjitha meshat do të mbahet vetëm përmes videove online.