Bota Koronavirusi në Itali: Rritet sërish numri i viktimave

Koronavirusi në Itali: Rritet sërish numri i viktimave

Për herë të parë që nga 7 prilli është rritur numri i pacientëve në terapitë intensive në Itali. Një rritje e vogël, vetëm 5 pacientë, por që është një shenjë e keqe prishjes së kthesës pozitive që kishte nisur të merrte pandemia.

Sot është rritur edhe numri i viktimave. 66 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërsa dje viktimat ishin 43.

Janë regjistruar 333 raste të reja me koronavirus.

Në total, në Itali janë shënuar deri më sot 238 159 raste dhe 34 514 viktima nga Covid-19.

Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit janë 1 089.