Në Itali u regjistrua sërish një rritje e numrit të infektimeve, me 518 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të tyre në 234 531, njoftoi sot Mbrojtja Civile.
Nga këto raste, 402 janë në Lombardi, rajoni më i prekur në vend.
Në të kundërt, numri i viktimave nga COVID-19 shënoi sërish rënie. Në 24 orët e fundit u regjistruan +85, në krahasim me dje që ishte 88. Totali i vdekjeve ka arritur në 33 774.
Numri i të shëruarve u rrit në 163 781, me + 1 886 krahasuar me dje që ishin 957.
Deri më tani, janë 36 976 pacientë me koronavirus në Itali, 1 453 më pak se dje, kur rënia ishte 868.
Nga këta, 316 pacientë ndodhen në kujdes intensiv, 22 më pak se dje.