Bilanci italian i pandemisë ka pësuar një përkeqësim të dukshëm në 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve shëndetësore, janë 3678 personat e infektuarve ditën e sotme, 1 mijë më shumë se në bilancin ditor të kaluar, diçka që nuk regjistrohej nga fundi i prillit. Shtohen edhe viktimat, që sot janë 31. Por Italia ka pasur edhe një rekord tamponësh që nga fillimi i emergjencës, mbi 25 mijë në 24 orët e fundit.
Kampanja është sërish rajoni më i prekur me 520 të infektuar, i ndjekur nga Lombardia me 520, ndërkohë që shifrat rriten edhe në Veneto dhe Toskana, ku te kalohen 300 të infektuarit.
Të dhënat shqetësuese kanë detyruar qeverinë italiane të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021. Roma zyrtare ka marrë masa shtesë, si përdorimi i maskave i detyruar në çdo ambient publik, të jashtëm apo të brendshëm.
Personat që do të refuzojnë përdorimin e maskave mund të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro, por në raste ekstreme edhe arrestimin.