Në Itali sot është verifikuar numri me i ulët i viktimave nga Covid-19, shifër që nuk ishte shënuar prej datës 2 mars 2020.
Sipas Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit, në Itali kanë humbur jetën 24 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një ditë më parë ishin 49 viktima.
Po ashtu, edhe rastet e reja me Covid-19 janë ulur, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 224 persona, 38 më pak se një ditë më parë.
Nga rastet e reja, 128 janë vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 të prekur me Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 183 persona.