Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të infektuarish me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe viktimat.
Në buletinin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar dhe 26.831 persona nga 201 mijë testime të kryera.
Gjithashtu kanë humbur betejën me virusi dhe 217 persona të tjerë.
Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar 616 mijë të infektuar dhe mbi 38 mijë viktima.