Për të pestën ditë radhazi bie numri i të sëmurëve me koronavirus në Itali. Janë 106.527 personat aktualisht pozitivë (në total nga fillimi i epidemisë), 321 më pak se dje. Ka vajtur në 25.969 numri i viktimave nga koronavirusi në Italia. 420 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, dje të vdekurit ishin 464.
Numri i të shëruarve ka kaluar shifrën e 60 mijë personave. Sot janë shëruar 2.992 persona, dje ishin deklaruar të shëruar di 3.033.
Vazhdon trendi në rënie i të shtruarve në terapitë intensive. Sot janë 2.173, 94 më pak se dje. Nga këto shifra, 756 janë në Lombardi, 34 më pak se dje. Nga 106.527 të sëmurët në total, 22.068 janë shtuar me simptoma, 803 më pak se dje, ndërsa 82.286 janë në karantinë shtëpiake.