Numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga koronavirusi në Itali, janë ulur gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 53 persona të prekur me Covid-19, krahasuar me 72 të një dite më parë, duke e çuar numrin total të atyre që humbën betejën me virusin në 33,899.
Ndërkohë, rastet e reja janë vetëm 197 dhe në total kanë shkuar në 234,998 të prekur.
Gjashtë rajone kanë pasur zero raste të reja: Pulia, Friuli Venecia Xhulia, Sardenja, Kalabria, Molize dhe Bazilikata.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 759 persona.