Shtetet e Bashkuara janë tashmë prej disa ditësh shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit shifra ka shkuar në 160700.
Ndërsa numri i viktimave ka kaluar 3000, më shumë se sa ishin viktimat e sulmit terrorist në Kullat Binjake në 11 shtator 2001, një prej ngjarjeve më tragjike në SHBA dhe të gjithë botën.
Të hënën, shifra u rrit me 541 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se rritja do të vazhdojë. Ekspertët e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit thonë se shifra ditore e viktimave mund të arrijë edhe 2000, deri në datën 20 prill. Edhe më i zymtë ishte parashikimi pak ditëve më parë i Antoni Faucci-t, pjesë e task-forcës së Presidenti Trump, i cili tha se numri total i viktimave mund të kalojë 200000.
Ndërsa sot, në një prononcim për CNN, Faucci tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë më të përgatitura nëse koronavirusi do të ketë një valë të dytë. “Ekziston kjo mundësi, besoj se është reale, por ne do të jemi shumë herë më të përgatitur”, tha ai.