Kryesore Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ndërsa janë regjistruar 325 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja– Janë kryer 3109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki:

130 në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 5333 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale– Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.