Politika shqiptare nuk do t’ia dijë për koronavirusin. As Presidenca dhe as mazhoranca nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga grumbullimet masive që kanë në agjendë.
Presidenti Ilir Meta do të mbledhë njerëzit në shesh në 2 mars, pavarësisht situatës. Në anën tjetër, Taulant Balla pohon se Kongresi i PS do të mbahet sipas planifikimit në Pallatin e Kongreseve, ndërsa akuzoi PD-në dhe ish-kryeministrin Berisha si shpërndarës i panikut.
“Është e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla, të cilat nuk kanë asnjë të vërtetë brenda tyre. Për më tepër, dikur, ky person ka qenë edhe doktor.
Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të zhvillohet normalisht sipas të gjithë agjendës 3-ditore. Kongresi do të zhvillohet në një mjedis të mbyllur, në Pallatin e Kongreseve”, u shpreh Taulant Balla.