Tre nga personat e konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, kanë shfaqur komplikacione gjatë orëve të fundit.
Një 57-vjeçare nga qyteti i Elbasanit, që ka qëndruar në karantinë në shtëpinë e saj është dërguar me urgjencë mbrëmjen e së hënës në Spitalin Infektiv në QSUT. Gruaja ishte vetëizoluar pas konfirmimit të të birit me koronavirus dhe ka patur simptoma të tjera, që kanë rënduar gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të familjes Sulo në Dërmënas te Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.
Babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, dhe janë nisur me autoambulancë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa pjesëtarja e tretë e familjes është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet në shtëpi.