Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Deri tani, janë konfirmuar 70 persona të prekur në vend.
Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
- Tiranë 50 qytetarë
- Durrës 5 qytetarë
- Lushnje 2 qytetarë
- Elbasan 2 qytetarë
- Fier 7 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 2 qytetar
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar, 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.