Seria A ka vendosur që të shtyjë supersfidën e kësaj jave, Juve-inter, pasi disa ditë më parë kishte vendosur ta luante me dyer të mbyllura si pasojë e koronavirusit.
Së bashku me këtë ndeshje, nuk do të luhen edhe takimet e tjera të parashikuara për t’u luajtur me dyer të mbyllura: Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina.
Këto ndeshje do të luhen në 13 maj.