“Epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe tashmë jemi futur në epokën e vlimit global.” Është ky paralajmërimi që ka bërë ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Korriku i këtij viti ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjë herë në të gjithë planetin sipas Antonio Guterres.
“Nuk kemi nevojë të presim deri në fund të muajit për ta zbuluar. Nëse nuk do të ketë një mini-epokë akullnajash në ditët në vijim, korriku i vitit 2023 do të thyejë të gjitha rekordet”, u tha Antonio Guterres gazetarëve në Nju Jork.
“Klima ka ndryshuar… Dhe ky është vetëm fillimi. Epoka e ngrohjes globale ka mbaruar, tani është koha për epokën e vlimit global,” shtoi ai.
“Për pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut, Azisë, Afrikës dhe Evropës, kjo verë është mizore. Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi”.
Dhe “për shkencëtarët, është e qartë: njerëzit janë përgjegjës”, këmbënguli ai, duke vënë në dukje se e vetmja surprizë është shpejtësia e ndryshimit.
“Pasojat janë të qarta dhe tragjike: fëmijët që i marrin ujërat e shirave, familjet që u largohen flakëve, punonjësve që u bie të fikët në vapën përvëluese.”
Përballë kësaj situate katastrofike, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përsëriti thirrjet për veprim radikal dhe urgjent, duke kthyer edhe një herë gishtin nga sektori i karburanteve fosile.