Muaji korrik do të shënojë temperatura deri në 38 gradë. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, këto temperatura matën në hije, që do të thotë se në diell ne i ndjejmë 5 gradë më shumë.
“Gjatë këtij 10 ditëshi patën 3-4 ditë me temperatura 37-38 gradë celcius. Do të kemi edhe disa ditë në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë. Ndërsa temperaturat zotëruese do të variojnë nga 33 në 36 gradë celcius. Nuk parashikohet që gjatë këtij muaji të kemi temperaturë ekstremisht të larta, 39-40 gradë celcius”, ka thënë Meteorologia Adiola.
Gjatë të premtes, temperaturat ranë me 2 gradë celcius.
Në fundjavë temperaturat nuk do të luhaten shumë. Në zonat e ulëta do të shkojnë në 36 gradë. Ndërsa në vendet bregdetare 34 gradë, për shkak të ndikimit të detit.
Nëse për vende si yni këto temperature duken normale, nuk i përjetojnë të tilla Gjermania, Franca e Zvicra ku termometri shënon mbi 40 gradë.
“Ky korrik me problematike do të ketë vlerat e natës, temperaturat minimale që paraqiten 3-4 gradë më të larta. Mëngjesi në zonat malore është 16-17 gradë, pra më të larta se vlerat shumë vjeçare. Pikërisht kjo gjë shkakton gjumin e parehatshëm”, ka shtuar meteorologia, sipas TCH.