Korriku do të mbyllet me temperatura përvëluese, jo me vlera si vala e të nxehtit që ishte më parë ku u shënuan edhe temperatura mbi 43 gradë, por në disa rajone gjatë fillimit të kësaj jave termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius.
Ndërkohë që kushtet e motit sipas sinoptikanëve do të jenë të qëndrueshme dhe me interval të gjata me diell deri në mesjavë.
Hakil Osmani: 39-40 gradë Celsius në zona të izoluara të qarkut të Elbasanit dhe Beratit. Me 38-39 gradë Celsius do të kemi kryeqytetin Tiranën. Do të jetë Shkodra po ashtu, Gjirokastra me temperatura të larta, me maksimume të cilat do të luhaten nga 35-38 gradë Celsius do të kemi vijën bregdetare. Edhe në zonat malore përgjatë kësaj fillimjave kemi temperatura të larta ku maksimumet do të jenë nga 33-37 gradë Celsius në qarkun e Kukësit.
Sinoptikanët parashikojnë që prej ditës së mërkurë të ketë një rënie të lehtë të temperaturave.
Hakil Osmani: Nga dita e mërkurë e të paktën në ditën e premte kemi rënie të lehta dhe graduale të temperaturave duke bërë që maksimumet në pjesën tjetër të javës të jenë rreth vlerës 37 apo 38 gradë Celsius në orët e mesditës. Nga dita e mërkurë e në vijim kemi shtim të vranësirave ku më të fokusuara mbeten në zonat veriore dhe lindore por do të kemi momente të pakëta të kalimit të vranësirave edhe në Ultësirën Perëndimore, por nuk priten reshje edhe pse kemi prezente këto vranësira.
Pavarësisht prezencës së vranësira pas mesjavës, nuk parashikohen reshje shiu.