Drejtori i burgut 313, Eduart Struga i akuzuar nga SPAK për korrupsion është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, siç raporton gazetarja Klodiana Lala.
Por GJKKO ka lënë në burg shefin e logjistikës së burgut 313, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kërtulli.
Eduart Struga së bashku me 2 personat e tjerë u arrestuan 3 ditë më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni me tenderë për ushqimet.
Vetëm 6 muaj në detyrë Struga u arrestua me vendim të Ministrisë së Drejtësisë teksa SPAK akuzon Ervin Kërtullin si korruptues të funksionarëve publikë me shuma monetare.