Hetimet më të shpeshta të regjistruara në Prokurorinë e Posaçme gjatë 2022-it lidhen me korrupsionin dhe kanë në fokus zyrtarët. Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, në 6 muaj janë regjistruar 91 procedime penale, 59 prej të cilave lidhen me veprat penale të korrupsionit, me zyrtarë dhe ish zyrtarë të dyshuar.
32 hetime të tjera janë nisur për akuzat që lidhen me krimin e organizuar, që edhe pse janë në numër më të vogël prodhojnë numrin më të lartë të të pandehurve. Paralelisht me hetimet penale, SPAK thotë se ka përmbyllur disa hetime pasurore që kanë çuar në konfiskimin e mbi 3.4 milionë eurove kesh, 32 pasuri të paluajtshme sipërfaqe toke dhe objekte.
Gjithashtu, të konfiskuara si të krijuara me kapital dhe të ardhura të dyshimta janë edhe 20 kompani, si një nga format me të shpeshta të investimit të parave të pista.
Hetimet e SPAK në 6 muaj
59 hetime për korrupsionin
32 hetime për krimin e organizuar
Pasuritë e konfiskuara në 6 muaj
3,430,130 euro
20.074 euro
80,000 franga
303.800 lekë
1.005 paund
12.000 dollarë
2200 franga
32 pasuri të paluajtshme
20 subjekte tregtare