Bota Kosova dorëzon trupat e 3 terroristëve të vrarë në Banjskë

Kosova dorëzon trupat e 3 terroristëve të vrarë në Banjskë

Autoritetet në Kosovë u kanë dorëzuar familjarëve trupat e 3 serbëve të vrarë gjatë sulmit kundër policisë në Banjskë të Zveçanit.

Pas përfundimit të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, trupat e viktimave janë tërhequr nga familjarët e tyre.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sulmi terrorist u dënua fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Serbia mohoi të ketë gisht në organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, por autoritetet e shpallën të mërkurën zi kombëtare për të nderuar 3 terroristët e vrarë nga policia e Kosovës.